Një burrë nga Teksasi ka realizuar një “vrapim me picë” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përfunduar një gjysmëmaratonë në Oklahoma ndërsa mbante me vete një picë.
Steven Ericson, banor i qytetit Lubbock, mori pjesë të dielën në garën Williams Route 66 Half Marathon në Tulsa, duke mbajtur një picë 16-inçëshe në kuti nga piceria Andolini’s.
Kutia e picës ishte dizajnuar në stilin e kopertinës së një albumi të grupit Metallica, ndërsa emri i picerisë zëvendësonte logon e bendit.
Ericson e përfundoi garën prej 21.1 kilometrash për një orë, 44 minuta e 40 sekonda. Tani ai shpreson që koha e regjistruar të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar titullin e Rekordit Botëror Guinness për gjysmëmaratonën më të shpejtë të përfunduar duke mbajtur një picë.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përpiqesha të vendosja një rekord dhe ta fusja emrin tim në librin e Rekordeve Botërore Guinness, por pikërisht këtë do të bëj nesër në mëngjes, kur të marr pjesë në gjysmëmaratonën Route 66”, shkroi Ericson të shtunën në rrjetet sociale.
Pas garës, piceria Andolini’s e përgëzoi vrapuesin, duke shprehur kënaqësinë që kutia e saj ishte pjesë e përpjekjes për rekord botëror.
“Jemi shumë të entuziazmuar që kutia jonë u bë pjesë e përpjekjes së tij për Rekordin Botëror Guinness”, shkruan përfaqësuesit e picerisë.

