Nipi i Molla Jakup Efendi Asipit vazhdon traditën e gjyshit, mban hutben e parë pas 20 vitesh në të njëjtin vend

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një moment i veçantë dhe emocional është shënuar sot, kur Jakup Asipi, nipi i dijetarit të njohur fetar Molla Jakup Efendi Asipi, ka mbajtur për herë të parë hutben në të njëjtin vend ku, para 20 vitesh, hutbe mbante gjyshi i tij.

Ky moment ka një domethënie të veçantë për familjen Asipi, pasi simbolizon vazhdimësinë e traditës fetare, përcjelljen e dijes dhe ruajtjen e amanetit brez pas brezi.

Molla Jakup Efendi Asipi ishte një ndër dijetarët e shquar të Ballkanit, ndërsa fakti që pas dy dekadash në të njëjtin vend hutben e mban nipi i tij, përbën një moment të veçantë për familjen dhe trashëgiminë e saj fetare.

Me këtë rast, familja ka shprehur lutjen që Zoti t’i dhurojë Jakup Asipit sukses, dije të dobishme, urtësi dhe përkushtim në rrugën e shërbimit ndaj fesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër