Vrasja e Arlindës, Abrashi: KGJK dhe KPK të reagojnë, nuk mjafton masa disiplinore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti kërkon që të dënohen të gjithë ata që nuk kanë ndërmarrë masa për ta parandaluar vrasjen e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Abrashi ka shprehur mbështetjen e tij për protestën, duke thënë se reagimi qytetar, qoftë aktiv apo në heshtje, është e drejtë e domosdoshme.

“KGJK dhe KPK të reagojnë, nuk mjafton masa disiplinore. Ne përkrahim protestën. Revoltat e atyre që protestojnë aktivisht, dhe në heshtje është e drejtë e domosdoshme dhe udhërrëfyese. Të mos heshtim, të dashur kolegë, të mos dorëzohemi, të luftojmë derisa të ndryshojë kjo gjendje. E kemi secili për detyrë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura