Vuçiç në burg? Avokati serb kërkon ndëshkimin penal të presidentit: Të mbajë përgjegjësi për abuzimet gjatë qeverisjes

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Beograd, 31 tetor Zhurnal.mk – Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve në Serbi, ka shtyrë përkohësisht formimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë së re, por ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për ndjekjen penale të figurave kryesore të pushtetit të Aleksandar Vuçiçit.

Në një intervistë për televizionin kroat HRT, avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviç, e cilësoi të drejtë kërkesën për vënien para drejtësisë të ish-zyrtarëve të qeverisë serbe, duke pretenduar se gjatë qeverisjes së Vuçiçit janë kryer shkelje të shumta ligjore dhe abuzime financiare.

“Gjatë qeverisjes së Vuçiçit janë kryer shkelje të shumta ligjore dhe abuzime financiare”, u shpreh Stojkoviç.

Avokati kujtoi gjithashtu kallëzimin penal që kishte ngritur ndaj Vuçiçit lidhur me rolin e pretenduar të tij në vrasjen e civilëve gjatë luftës në Bosnjë, në çështjen e njohur si “Safari i Sarajevës”.

Ai deklaroi se pret që zyrtarë të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të përballen me drejtësinë për dyshimet mbi pasurimin e paligjshëm.

Duke folur për të ardhmen politike të presidentit serb, Stojkoviç pretendoi

“Vuçiçi tani i përket historisë. Kaosin në Serbi e ka krijuar pikërisht ai, duke vendosur paligjshmërinë në institucionet e vendit”, deklaroi avokati.

artikuj të ndërlidhura