Pekin, 30 shtator, Zhurnal.mk – Në pritjen e organizuar në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, me rastin e 77-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, presidenti Xi Jinping në fjalimin përshëndetës ,theksoi se në bazë të kërkimit dhe praktikës afatgjatë, sistemi i socializmit me karakteristika kineze ka treguar epërsinë kolosale. Sistemi i qeverisjes dhe aftësia e qeverisjes e kanë ngritur më tej nivelin e modernizimit, ndërsa prirja e rilindjes së madhe të kombit kinez është e pandalshme.
Në emër të Komitetit Qendror të PKK-s dhe të Këshillit të Shtetit, Xi shprehu urime feste për banorët e kombësive të ndryshme, ushtarakët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe për personalitetet e partive demokratike dhe ata pa parti. Ai shprehu përshëndetje të sinqerta për bashkatdhetarët në rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut, në rajonin e posaçëm administrativ të Makaos dhe në Tajvan, si dhe për kinezët që banojnë përtej detit. Ai shprehu gjithashtu falënderime të përzemërta për vendet miqësore dhe miq ndërkombëtarë që kanë mbështetur ndërtimin e Kinës prej kohësh.
Xi Jinping nënvizoi në fjalën e tij se pas arritjes së qëllimit të parë qindvjeçar për ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet, Kina tani po ecën me guxim drejt qëllimit të qindvjeçarit të dytë për ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha aspektet. “Në këtë moment, jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e Kinës së Re dhe kemi plot besim për perspektivat e ndritshme të modernizimit kinez,” shtoi ai.
“Duhet të respektojmë parimin e përgjithshëm të kërkimit të përparimit duke ruajtur stabilitetin, të zbatojmë plotësisht dhe saktësisht filozofinë e re të zhvillimit, të përshpejtojmë ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, të thellojmë më tej reformat dhe hapjen, të koordinojmë më mirë zhvillimin dhe sigurinë, të nxitim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm drejt inovacionit, të mbrojmë dhe të përmirësojmë në mënyrë efektive jetesën e njerëzve, të përpiqemi të përmbushim qëllimet dhe detyrat e këtij viti, dhe të arrijmë një pikënisje të mirë për Planin e 15-të Pesëvjeçar,” tha kreu i shtetit të Kinës.
Xi vuri në dukje: “Duhet të zbatojmë pa lëkundje politikat ‘Një vend, dy sisteme’, ‘Qeverisja e Hong-Kongut nga hongkongasit’, ‘Qeverisja e Makaos nga banorët e saj’ dhe vetëqeverisja e lartë, të mbështesim Hong-Kongun dhe Makaon në integrimin më të mirë në agjendën kombëtare të zhvillimit, dhe të ruajmë lulëzimin dhe stabilitet afatgjatë. Duhet të thellojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve, të godasim me vendosmëri forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”, të kundërshtojmë ndërhyrjet e jashtme, të promovojmë zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve dhe të avancojmë kauzën e madhe të ribashkimit kombëtar.”
“Duhet të respektojmë një politikë të jashtme të pavarur dhe paqësore, të promovojmë zbatimin e Katër Nismave Kryesore Globale, të avancojmë ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit dhe të injektojmë më shumë siguri dhe energji pozitive në një botë në ndryshime e trazira”, theksoi Presidenti i Kinës në fjalimin e tij.

