Faza eliminatore e Kupës së Botës 2026 është në kulmin e saj, por futbolli i klubeve ka bërë bujë edhe falë një arritjeje të jashtëzakonshme që përfshin lojtarët e Paris Saint-Germain.
Ky gol u sigurua nga Goncalo Ramos, goli dramatik i të cilit në minutën e katërt shtesë kundër Kroacisë e dërgoi Portugalinë në fazën e 1/8-tës.
Goli i tij u bë i teti i shënuar nga tetë lojtarë të ndryshëm të PSG-së në Kupën e Botës 2026, duke i lejuar kampionëve francezë të tejkalojnë rekordin e mëparshëm të mbajtur së bashku nga Bayern Munich (shtatë golashënues të ndryshëm në 2014) dhe Barcelona (shtatë në 2018).
Megjithatë, përfshirja e Ramos ka ngjallur debat. Sulmuesi portugez ka përfunduar tashmë një transferim prej 65 milionë eurosh plus 5 milionë eurosh te Milani, që do të thotë se ai nuk përfaqëson më PSG-në.
Pavarësisht kësaj, rekordi mbetet në fuqi. Statistikat e Kupës së Botës bazohen në klubin që një lojtar përfaqësonte para fillimit të turneut, që do të thotë se Ramos zyrtarisht llogaritet si lojtar i PSG-së për këtë arritje.
Lojtarët e tjerë të PSG-së që kanë shënuar në këtë turne janë Nuno Mendes, Joao Neves, Achraf Hakimi, Ibrahim Mbaye, Desire Doue (nga një gol secili), Bradley Barcola (dy gola) dhe Ousmane Dembele (katër gola).
