Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim

Nga D V
483 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi dhe ylli i YouTube, Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, ka pranuar në gjykatë se e ka kafshuar disa herë një grua, ndërsa po dëshmon në procesin gjyqësor ku akuzohet për përdhunim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2024 në Perth të Australisë, pas një performance të tij në një klub nate.

Barrientos mohoi se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gruan në klub, duke deklaruar se vetëm ia kishte vendosur dorën në bel.

 Foto: EPA

Ai gjithashtu këmbënguli se marrëdhënia në hotel kishte qenë me pëlqimin e të dyve dhe e përshkroi atë si konsensuale.

Megjithatë, pranoi se e kishte kafshuar disa herë, duke i quajtur kafshimet “love bites”, një shprehje që përdoret në Angli për kafshimet gjatë intimitetit.

Nga ana tjetër, viktima ka deklaruar se Barrientos u bë i dhunshëm gjatë aktit seksual, duke e goditur, shtrënguar nga qafa dhe përdhunuar disa herë, pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar.

 Foto: WireImage

Në gjykatë u paraqitën fotografi të lëndimeve të saj, ku shiheshin mavijosje të rënda dhe shenja kafshimi në fytyrë, qafë dhe gjoks, njëra prej të cilave kishte depërtuar deri në lëkurë, duke bërë që ajo të merrte trajtim mjekësor.

Procesi gjyqësor vazhdon, derisa Barrientos i mohon akuzat për përdhunim dhe dhunë fizike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër