‘Zambaku i Prizrenit’, festival i këngës qytetare që ruan traditën muzikore

nga D. V.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i themeluar në vitin 1986 në qytetin e Prizrenit, kryeqendra kulturore dhe historike e Kosovës, prej dekadash mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës qytetare.

Që nga fillimi, e deri te edicioni i sivjetmë, i 36-ti me radhë, më 26 shtator, festivali ka pasur për mision të ruajë, kultivojë dhe promovojë këngën qytetare si një trashëgimi shpirtërore të brezave, duke u shndërruar në një skenë ku janë ngjitur emra të njohur të muzikës dhe janë prezantuar krijime që sot konsiderohen pasuri të kulturës sonë kombëtare.

“Organizimi i festivalit nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen institucionale. Një falënderim i veçantë i takon Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit, e cila mbetet zemra organizative e këtij festivali, si dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që çdo vit qëndron krah nismave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore:, thuhet në njoftimin e zyrës p%r informim të këtij evenimenti kulturor.

Tutje thuhet se falë punës së poetëve, kompozitorëve, orkestruesve, këngëtarëve dhe orkestrës, “Zambaku i Prizrenit” vazhdon të mbetet një kurorë e artë e Prizrenit dhe një pasuri e të gjithë kombit dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do të jetë sponsor medial i këtij evenimenti kulturor.

Kujtojmë se më 26 shtator, “Prizreni do të ndizet me muzikë, art dhe surpriza të shumta që pritet t’i japin qytetit një atmosferë unike. Orkestra tashmë ka nisur provat muzikore, ndërsa emocionet janë në kulm”, thuhet pos tjerash në njoftimin e zyrës për informim të “Zambakut të Prizrenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More