Zbulim surprizë nga Anglia, Hamilton fundjavë luksove dhe Kardashian, 140 mijë euro për romancën

Nga admin
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një lajm që ka bërë xhiron e medieve rozë vjen nga Britania e Madhe, ku tabloidi “The Sun” raporton se Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian janë më shumë sesa miq. Sipas gazetës britanike, piloti 41-vjeçar i Ferrarit dhe ‘ylli’ amerikan i “reality show”, 45 vjeçe, dhe nënë e katër fëmijëve, kanë kaluar së fundi një fundjavë romantike në Angli, me një faturë që kap shifrën e 120 mijë paundëve, rreth 140 mijë euro.

Burimi bën të ditur se çifti ka zgjedhur një resort luksoz në zonën e Oxfordshire, larg syve kureshtarë. Kim Kardashian ka mbërritur në Angli me avionin e saj privat, ndërsa Hamilton ka udhëtuar me helikopter, duke u ulur në aeroportin e Oksfordit, çka ka rritur edhe më shumë interesin për këtë takim të fshehtë.

Mbrëmja, sipas të njëjtit raportim, ka vijuar në një atmosferë tejet intime, me një darkë private dhe seanca relaksi e masazhi për të dy, gjithçka e organizuar nën masa të rrepta diskrecioni.

Hamilton dhe Kardashian njihen prej vitesh dhe piloti britanik ka qenë më parë mik i afërt i Kanye West, ish-bashkëshort i Kim. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga protagonistët e kësaj historie, as konfirmim dhe as përgënjeshtrim, ndërsa rrjetet sociale mbeten pa gjurmë të drejtpërdrejta.

Pavarësisht kësaj, thashethemet po përhapen me shpejtësi dhe romanca e mundshme mes dy ikonave botërore tashmë ka ndezur kureshtjen e publikut ndërkombëtar.

Image
Image
Image

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër