Zelensky: Evropa e domosdoshme në negociatat për Ukrainën

Nga admin
325 e lexuar
A+A-
Rivendos

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot  se pjesëmarrja e Evropës në negociatat tripalëshe në Gjenevë për të përfunduar konfliktin në Ukraine është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje të zbatueshme.

”Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen e Evropës në këtë proces si të domosdoshme për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve plotësisht të realizueshme”, tha Zelensky në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu konfirmoi informacionet sipas të cilave negociatorët ukrainas dhe amerikanë, të pranishëm në diskutimet me Rusinë në Gjenevë, takuan dje përfaqësues nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Zvicra.

Zelensky theksoi se negociatat ishin të vështira dhe akuzoi Moskën se po përpiqet t’i zvarrisë bisedimet.

“Takimet e djeshme (në Gjenevë) ishin me të vërtetë të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zvarrisë negociatat që mund të kishin arritur tashmë në fazën e tyre përfundimtare”, deklaroi udhëheqësi ukrainas në një mesazh në mediat sociale./ /Ad.Ab./ a.jor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër