Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerëson iniciativën britanike për të autorizuar forcat e tij të armatosura të hipin në anije dhe të sekuestrojnë anije të të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse që kalojnë tranzit në ujërat e Britaninë së Madhe.
“Faleminderit Keir Starmer dhe Mbretërisë së Bashkuar për intensifikimin e goditjes ndaj flotës në hije ruse. Lejimi i zbatimit të ligjit britanik për të ndaluar dhe sekuestruar anijet që i nënshtrohen sanksioneve është një veprim në kohën e duhur, veçanërisht tani që presioni global mbi Rusinë po lehtësohet në heshtje”, shkroi Zelensky në X.
“Sigurisht që nuk është sekret që Rusia i kanalizon të ardhurat e paligjshme të naftës direkt në makinën e saj të luftës. Çdo iniciativë që prish këtë rrjedhë e afron paqen dhe e bën Evropën më të sigurt. Tankerët e sanksionuar duhet të ndalen dhe nafta e tyre të sekuestrohet’’, shtoi ai.
‘’Falënderoj vendet e JEF (Forca e Përbashkët Ekspedituese) për gatishmërinë e tyre për të inspektuar së bashku këto anije dhe për të inkurajuar partnerët e tjerë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë”, përfundoi ai.
