Netanyahu: Eliminuam fizikisht personin që mbylli Ngushticën e Hormuzit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Ne do të vazhdojmë të godasim me forcë objektivat e regjimit terrorist iranian. Mbrëmë, ne eliminuam komandantin e Marinës së Gardës Revolucionare, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

‘’Ky njeri ka shumë gjak në duar dhe, për më tepër, ai ishte personi që udhëhoqi mbylljen e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Netanyahu në një video.

“Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit midis nesh dhe aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara, me qëllimin e përbashkët për të arritur objektivat e luftës”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura