Zelensky kërkon sqarime për armëpushimin e 9 majit

Nga D. V.
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 30 prill, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar më shumë sqarime mbi propozimin rus për një armëpushim më 9 maj, një datë simbolike kur Rusia shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas deklaratave të tij, Zelensky i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës detaje konkrete mbi kushtet e këtij armëpushimi të propozuar nga presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan  Donald Trump.

Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të propozimit rus, nëse bëhet fjalë vetëm për një ndalim të përkohshëm të luftimeve për disa orë, për të garantuar sigurinë gjatë paradës ushtarake në Moskë, apo për një marrëveshje më të gjerë dhe më domethënëse.

Ai theksoi se Ukraina vazhdon të kërkojë një armëpushim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, duke sugjeruar se një pauzë e shkurtër nuk do të ishte e mjaftueshme për të sjellë stabilitet real në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër