Zelensky viziton Arabinë Saudite, ndërsa Ukraina ofron ekspertizë kundër dronëve iranianë

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë të papritur në Arabinë Saudite, ndërsa Kievi po zgjeron bashkëpunimin me vendet e Gjirit për përballimin e sulmeve me dronë në kuadër të luftës me Iranin, sipas AP.

Zelensky njoftoi mbërritjen përmes një mesazhi në rrjetin social X, duke theksuar se janë planifikuar takime të rëndësishme – duke vlerësuar mbështetjen e partnerëve rajonalë për sigurinë.

Javën e kaluar, ai bëri të ditur se Ukraina po ndihmonte Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Jordaninë me ekspertizë në mbrojtjen kundër dronëve, si dhe në ndërtimin e sistemeve mbrojtëse.

Ukraina po shqyrton gjithashtu një rol të mundshëm në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

Në këmbim, Kievi synon të sigurojë më shumë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga vendet e Gjirit, të domosdoshme për përballimin e sulmeve raketore ruse.

Ndërkohë, vendet e Evropës Veriore kanë premtuar masa më të ashpra kundër “flotës hije” të Rusisë, që përdoret për të anashkaluar sanksionet ndaj eksporteve të naftës.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se presioni ndaj kësaj flote duhej të rritej, duke përfshirë ndalimin dhe kontrollin e anijeve në ujërat britanike.

Në Turqi, një cisternë nafte e sanksionuar u godit nga një dron detar pranë Ngushticës së Bosforit, duke pësuar dëmtime, por pa viktima në mesin e ekuipazhit.

Autoritetet nuk konfirmuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa më herët Ukraina ka deklaruar përdorimin e dronëve detarë kundër anijeve ruse në Detin e Zi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër