Gashi lavdëron rrolin e OSBE-së për reformat në vend

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e lavdëroi rolin e zyres së kësaj organizate në Shkup për kontributin për reformat në vend si dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve vendore.


“Misioni i OSBE-së në Shkup ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e proceseve të reformave në vend në fusha të shumta,” thuhet në një komunikatë nga zyra e Gashit lidhur me takimin me Montella, i cili u mbajt në kuadër të forumit të Pestë Ndërparlamentar të Delegacioneve nga Evropa Juglindore në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së


“Në këtë takim konfirmuam bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së dhe theksova rëndësinë e dialogut rajonal, mbështetjes së reformave dhe forcimit të demokracisë parlamentare. Po ashtu, vlerësova kontributin e OSBE-së për përmirësimin e funksionimit të institucioneve tona dhe për promovimin e barazisë dhe politikave rinore,” shkroi Gashi në një text tjetër në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër