Zëvendësministri i Mbrojtjes Shabani priti në takim ambasadorin suedez, Sohlström

Nga Xh M
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Ola Sohlström, si dhe me zëvendësambasadoren Elisabeth Dahlberg Frisk.

Në këtë takim të parë ndërmjet palëve, Shabani theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Suedinë, duke e cilësuar atë si një aleate të rëndësishme.

Gjatë bisedimeve, palët u pajtuan se ekziston potencial i madh për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe institucionale të të dyja vendeve.

Po ashtu, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi në kuadër të NATO, duke synuar përforcimin e mbrojtjes kolektive dhe kontributin e përbashkët në sigurinë rajonale dhe globale.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.

https://www.facebook.com/share/p/1Cidb6FHSi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër