​Zgjedhja e presidentit, Kurti të hënën pritet të takohet me Abdixhikun

Nga L. M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Të hënën (nesër) pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

KosovaPress mëson nga zyrtarë të LDK-së se, takimi i radhës në përpjekje për arritjen e një konsensusi, do të mbahet të hënën prej orës 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut ka qenë më 6 prill.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Kështu vendi ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind.

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga LVV ka 66 deputetë ose 14 më pak se numri i duhur i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Tash e dy javë pozitën e presidentit po e ushtron U.D. e presidentes, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mandati pesë vjeçar nga Vjosa Osmani.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër