Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Nga Xh M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend, transmeton KosovaPress.

Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit Kurti me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.

Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.

Hamza pas takimit të së shtunës me Kurtin, tha se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër