Ziadin Sela i shqetësuar nga pamjet në Prishtinë, kritika të ashpra klasës politike në Kosovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve dhe tensioneve të fundit në sheshin e Prishtinës, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për pamjet që po vijnë nga kryeqyteti i Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka bërë një paralele mes ngërçit politik në Maqedoninë e Veriut dhe situatës aktuale në Kosovë, duke e cilësuar “sëmundjen e pushtetit” si një murtajë që ka mbërthyer të gjithë shoqërinë shqiptare.

Sela ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, por ka theksuar se kalkulimet politike për pushtet nga klasa politike në Kosovë — në një kohë kur kërkohet unitet kombëtar më shumë se kurrë — përbëjnë një marri edhe më të madhe.

Postimi i plotë:

“I shqetësuar nga pamjet që vijnë nga sheshi i Prishtinës!
Në përpjekje për të sqaruar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe daljen nga ky ngërç politik poshtërues dhe nënvlersues ndaj shqiptarëve, kam deklaruar se pikënisja nga e cila duhet të nisemi si faktor politik do të ishte refuzimi i mjetit me të cilin klasa politike maqedonase bën me deputetin shqiptar! Nga përfaqësues populli i shndërron në mjet kundër interesave të popullit. E ky mekanizëm është një dhe vetëm një – JOSHJA ME PUSHTET. Ndërsa zgjidhja po ashtu një dhe e vetme – Mjekimi nga sëmundja që quhet pushtet si e vetmja formë për tu kthyer te nevojat që ka demosi si etnitet…

Fatkeqsisht kjo murtajë që mban këtë emër ka kapluar të gjithë shoqërinë shqiptare. Në Maqedoninë e Veriut po se po, Shqipërinë po ashtu, por fatkeqsisht Kosova e ditës së sotme është me të vërtetë një zhgënjim.

Marre!?

Me të vërtetë marre vendimi i gjykatës speciale për krerët e UÇK-së.
Por, MARRJA e kalkulimeve me pushtet, të klasës politike në Kosovë (pa përjashtim), në një kohë kur na duhet unitet si kurrë ndonjëhere tejkalon shumëfish Marrinë!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër