Ziadin Sela ia ndërron emrin grupit të tij të partisë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka paralajmëruar ndërrimin e emrit të krahut të tij të ASh-së në Lidhja Shqiptare.


Ai këtë ndryshim e njoftoi në një intervistë për Lajm TV.
“… Unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mire, është Lidhja Shqiptare,” tha ai.


Vendimi për ndryshimin e emrit vie pas përçarjes së Ash-së në dy grupe, atë të Selës dhe të Arben Taravarit.


Para një jave, Gjykata Themelore në Tetovë ia dha të drejtë krahut të Taravarit dhe e refuzoi kërkesën e Selës që të regjistrohej si kryetar i ASh-së.

artikuj të ndërlidhura