5
Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Një zjarr ka shpërthyer sonte në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare KAM Mall, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, pas së cilës janë evakuuar të gjithë vizitorët e qendrës tregtare.
Sipas dëshmitarëve okularë, me asistencën e policisë, automjetet po largohen një nga një nga parkingu. Në to vërehen gjurmë të tymit, ndërsa tymi po del edhe nga sistemi i ventilimit të objektit.

