Zjarret në Tearcë, Memishi: Zjarrfikësit treguan profesionalizëm, kërkuam ndërhyrje edhe nga ajri

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, në një deklaratë për media ka folur për zjarrin që shpërtheu dje në fushat e Tearcës. Ai u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.
Memishi theksoi se në shuarjen e zjarrit, përveç ekipeve të zjarrfikësve, u angazhuan edhe shumë banorë të zonës, të cilët ndihmuan në lokalizimin e flakëve.

“Për informimin e opinionit, kemi kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, por falë profesionalizmit të zjarrfikësve nga Tearca dhe Tetova, pas më shumë se katër ose pesë orësh u arrit lokalizimi i zjarrit”, deklaroi Memishi.

Ai vlerësoi punën e ekipeve në terren dhe shtoi se ekzistojnë dyshime se disa nga zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht, duke kërkuar kujdes dhe përgjegjësi më të madhe nga të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër