Zjarri në pyjet e malit të Tërbunit, 40 efektivë të FA në terren

Nga D. V.
469 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Prefektja e qarkut Shkodër, Holta Duda bëri me dije se situata e zjarrit në Fushë-Lajë, në pyjet e malit të Tërbunit, bashkia Pukë është në monitorim të vazhdueshëm.

Duda informon se “drejtuesi teknik i operacionit dhe strukturat përgjegjëse të angazhuara në terren, nën koordinimin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”.

Në terren janë të angazhuara prej disa ditësh strukturat e MZSH Pukë dhe të shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu punonjës të shërbimeve vendore, banorë dhe vullnetarë të zonës, si dhe efektivë të MZSH Fushë-Arrëz.

“Për shkak të terrenit të thyer malor, temperaturave të larta dhe erës, si dhe për shkak të avancimit të situatës gjatë dy ditëve të fundit, në mbështetje të forcave operacionale në terren janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura”, tha Duda.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, nën koordinimin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe AKMC-së.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat përgjegjëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës, me angazhimin e të gjitha kapaciteteve operacionale në dispozicion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër