ZKA: Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë u zvarritë gati 5 vite

nga L. M

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e performancës “Efikasiteti i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në ndërtimin e objektit të Klinikës së Ortopedisë”, i cili ka vlerësuar fazat e planifikimit, prokurimit, menaxhimit të kontratës dhe mbikëqyrjes së punimeve.

Rezultatet e auditimit tregojnë se projekti për ndërtimin e objektit të Klinikës së Ortopedisë ndonëse ishte planifikuar të përfundonte për 18 muaj, u zvarrit për gati pesë vite.

“Kjo zvarritje ka ardhur si rezultatet i planifikimit të mangët, mungesës së analizave teknike të plota dhe ndryshimeve të shpeshta gjatë zbatimit. Madje është lidhur një kontrate shtesë për punë të paparashikuara duke e rritur koston e përgjithshme të projektit mbi 2,57 milionë euro – një tejkalim  prej mbi 16% nga buxheti fillestar”, thotë ZKA-ja.

Tutje, bëhet e ditur se auditimi ka evidentuar probleme serioze në menaxhimin e kontratës dhe kontrollin financiar.

“Ka pasur tejkalime të sasive pa miratim, pagesa të ekzekutuara pa nënshkrimin e menaxherit të kontratës, si dhe mos vlerësimi të performancës. Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar ShSKUK të përmirësojë proceset e planifikimit, mbikëqyrjes dhe menaxhimit financiar, në mënyrë që projektet e ardhshme të realizohen brenda afateve dhe buxhetit të paraparë”, thiuhet në njoftimin e ZKA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More