Zotimi i katërt, Hamza: Arsimi është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë një shtet

Nga D. V.
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzanë ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar zotimin e katërt të programit të tij qeverisës e që është arsimi, raporton Ekonomia Online.

I pari i PDK-së, Hamza tha se arsimi është investimi më i rëndësishëm që mund ta bëjë një shtet.

“Arsim cilësor, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë një shtet. Ai përcakton jo vetëm të ardhmen e individit, por edhe zhvillimin ekonomik, social e demokratik të vendit. Një sistem arsimor cilësor aftëson qytetarët, ndërton ekonomi konkurruese dhe institucione të qëndrueshme. Prandaj, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës do ta trajtojë arsimin si prioritet kombëtar. Sot sistemi ynë arsimor përballet me shumë sfida serioze: cilësi të pabarabartë në mësimdhënie, mungesë të infrastrukturës moderne, mospërputhje me nevojat e tregut të punës dhe mbështetje të pamjaftueshme për mësimdhënësit dhe studentët”, tha Hamza.

Ai tha se teknologjia nuk e zëvendëson mësuesin. por e fuqizon atë.

“Platforma bashkëkohore të mësimit dhe do të forcohen aftësitë digjitale që nga mosha e hershme. Teknologjia nuk e zëvendëson mësuesin, sepse reforma më e madhe është mësuesi i mirë i gjallë. Ai e fuqizon atë dhe e bën procesin mësimor më efikas, më interaktiv dhe më të përshtatur me kërkesat e kohës. Por, njëkohësisht arsimi profesional do të jetë i lidhur edhe me tregun e punës. Një nga prioritetet tona do të jetë modernizimi i arsimit profesional dhe lidhja e tij e drejtpërdrejtë me nevojat e ekonomisë. Shkollat profesionale do të pajisen me infrastrukturë moderne, ndërsa bizneset do të përfshihen aktivisht në procesin e edukimit praktik të nxënësve”, tha Hamza

Ai premtoi që do të bëjë fondin e bursave për studentët, i cili do të jetë mbi 30 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër