Zulfikar Zejnula emërohet ministër për Investimet e huaja dhe partneritetet ndërkombëtare

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor Zhurnal.mk – Në seancën e sotme të 218-të të Qeverisë, Zulfikar Zejnula u emërua në një funksion të ri – ministër përgjegjës për partneritetet ndërkombëtare dhe investimet e huaja.

Vendimi u mor me propozim të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa Zejnula e konfirmoi informacionin përmes një postimi, ku paralajmëroi vazhdimin e punës së deritanishme me përkushtim edhe më të madh në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare.

“Me përgjegjësitë e reja, para nesh është një periudhë e re, në të cilën punën tonë të përbashkët të deritanishme do ta vazhdojmë me përkushtim edhe më të madh, me qëllim që të arrijmë rezultate konkrete dhe efikase”, theksoi Zejnula.

Ai shtoi se funksioni i ri duhet të jetë në interes të shtetit dhe shoqërisë.

“Qoftë me fat dhe në të mirë të shtetit tonë dhe shoqërisë sonë”, shkroi Zejnula.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër