Zv.presidenti kinez takon kreun e OKB-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Zv.presidenti i Kinës Han Zheng, si përfaqësues i posaçëm i presidentit Xi Jinping, u takua të martën me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në kuadrin e Samitit të Udhëheqësve në Antalia, në takimin e 31-të të Konferencës së Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP31).

Duke i përcjellë Guterres-it përshëndetjet e ngrohta të presidentit Xi, Han theksoi që Kina u kushton rëndësi të madhe ndryshimeve klimatike.

Vitin e kaluar, Xi shpalli Kontributet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare të Kinës për vitin 2035 dhe e bëri të qartë se pala kineze do të “përpiqet të bëjë më mirë”, duke treguar vendosmërinë e fortë dhe përpjekjet maksimale të Kinës për të përballuar ndryshimet klimatike.

Këtë vit Kina vendosi objektiva që burimet jofosile të energjisë të zënë 50 për qind të prodhimit të energjisë elektrike dhe elektriciteti të përbëjë 35 për qind të konsumit përfundimtar të energjisë deri në vitin 2030, vuri në dukje Han.

Sipas tij, Kina është e përkushtuar të vendosë objektiva të qartë dhe të sigurojë zbatimin e tyre, duke theksuar mbajtjen e premtimeve, gjë që do të vazhdojë të garantojë qëndrueshmëri dhe siguri të vlefshme për qeverisjen globale të klimës.

Kina ka punuar me Kombet e Bashkuara për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e ndryshimeve klimatike, duke mbështetur dhe zbatuar plotësisht Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike e Marrëveshjen e Parisit, duke promovuar me vendosmëri bashkëpunimin Jug-Jug për ndryshimet klimatike, si edhe duke mbështetur aktivisht nismën e Paralajmërimeve të Hershme për të Gjithë të udhëhequr nga OKB-ja, tha ai.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i kërkoi nga ana e tij Han Zheng-ut që t’i përcillte përshëndetjet e veta të sinqerta presidentit kinez Xi Jinping.

Duke e quajtur Kinën një shtyllë të rëndësishme të multilateralizmit dhe një mbështetëse kyçe të Kombeve të Bashkuara, Guterres-i tha se Kina i ka zbatuar ato që ka thënë lidhur me trajtimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa veprimet e palës kineze shkojnë vazhdimisht përtej angazhimeve të saj.

Si një udhëheqëse globale në energjinë e rinovueshme, Kina ka dhënë kontribute të ndjeshme në uljen e shkarkimeve globale të gazit serrë, tha ai.

Përgjigjja globale ndaj ndryshimeve klimatike aktualisht ndodhet në një udhëkryq dhe Kombet e Bashkuara presin nga Kina kontribut dhe mbështetje të fortë në nxitjen e veprimeve globale klimatike, u shpreh kreu i OKB-së.

artikuj të ndërlidhura