Ashtu siç edhe pritej, Zvicra rezultoi të jetë një kundërshtar shumë i fortë për Maqedoninë e Veriut, e cila sonte në Shkup u mposht me rezultatin 3:0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, raporton SHENJA.
Zvicra e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, duke diktuar ritmin dhe duke mos e vënë në diskutim fitoren në asnjë moment. Përfaqësuesja zvicerane shënoi tre gola, me Freuler dhe Amdounin, i cili realizoi dy herë.
Në ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut do të përballet me Slloveninë, ndërsa Zvicra do të ketë përballë Skocinë.
