5
Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Një aksident trafiku ka ndodhur sonte përballë objektit të Komuna e Çairit, ku një motor është përplasur fuqishëm me një veturë.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet motori i dëmtuar në rrugë, ndërsa në zonë ndodhet edhe një autobus.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Priten të dhëna nga autoritetet për rrethanat dhe pasojat e aksidentit.
