Zyba reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për ushtarët amerikanë: Kërcënim i hapur për kryeministrin Kurti

nga D V

Përplasjet mes dy subjekteve LVV dhe AAK, nuk kanë të ndalur.

Së fundmi një tjetër deklaratë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxitur reagimin e deputetit të LVV-së, Salih Zyba.

I pari i AAK-së, u shpreh se “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!”

E deputeti i LVV-së, Salih Zyba këtë e ka parë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti, derisa ka thënë se nëse nuk merret si e tillë deklarata e Haradinajt, atëherë të gjithë pajtohen që askush nuk e merr seriozisht.

“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, ka shkruar Zyba.

Kujotjmë se ditë më parë mes këtyre dy subjekteve nisi një përplasje në rrejtet sociale, pikërisht pas një deklarate të Haradinajt i cili tha se Kurti është i rekrutuar nga Serbia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More