Zyrtari i lartë amerikan në Tiranë: Mbështetje për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

nga D V

Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma publikoi disa foto nga takimet e zhvilluara.

Verma në postimin e tij thekson se SHBA synon thellimin e bashkëpunimit për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftuan të martën se Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

Sipas njoftimit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More