10 shoferë arrestohen pasi drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria 10 persona të dyshuar për veprën penale drejtim i pakujdesshëm i automjetit, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

“Përkatësisht sepse drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.A. (33), D.T. (29), L.Xh. (22) dhe S.M. (19), të gjithë nga Shkupi; F.B. (32) dhe M.O. (36), të dy nga fshati Studeniçan i Shkupit; F.A. (44) nga fsh. Petrovec i Shkupit; M.M. (25) nga fsh. Batincë i Shkupit; 24-vjeçarja V.Gj. nga Tetova dhe M.J. (34) nga Negotina, i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale pëkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër