Flamur Noka zbulon kandidatin PD për Tiranën: Është figura më potenciale….

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 shtator Zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka komentuar kandidaturat e mundshme të opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë, duke veçuar mjekun Ilir Alimehmeti. Përballë Nikoll Lesit në “KOHA JONE-DEBAT”, Noka tha se Alimehmeti është një nga emrat më potencialë për të përfaqësuar opozitën në garën për Bashkinë e Tiranës. “Ilir Alimehmeti është një intelektual, një mjek i nderuar, një potencial i madh për Tiranën. Ai do t’i bënte nder Tiranës me kandidaturën”, u shpreh Noka. Megjithatë, ai sqaroi se kandidatura nuk është ende zyrtare dhe se Partia Demokratike ka përpara një proces të brendshëm për përzgjedhjen e kandidatit.

Lesi: Është Ilir Ali Mehmeti kandidat zyrtar i PD-së? Zyrtar domethënë duhet të firmosi doktori, por një mundësi për të kandiduar përballë palës së PS-së?

Swiss Digital Desktop Reklama
Noka: Ilir Alimehmeti është një intelektual, një mjek i nderuar, një potencial i madh për Tiranën.
Ai do t’i bënte nder Tiranës me kandidaturën, për ta çliruar Tiranën nga kthetrat e mafies të Veliajt dhe të karteleve të Edi Ramës. Kjo është ajo. A është një nga pa diskutim është një nga emrat më dinjitozë.

Lesi: Do ta votoni bashkë me opozitën tjetër kandidatën e përbashkët apo si?

Noka: Ne kemi kemi një proçes përpara. E para një proçes i brendshëm. Dhe unë do ta mbështesja me shumë kënaqësi kandidaturën e mjekut, se jemi dhe kolegë.

Lesi: Se kjo më tundon edhe mua, se zakonisht nuk e tregoj votën, por kjo e Ilir Alimehmetit sikur më tundon që tashti mua.

Noka: Ekzaktësisht.

Lesi: Megjithatë të shohim se ke nxjerrë PS-ja, se mund të nxjerri ndofta figurë me të mirë se mjeku Ilir Alimehmeti, por gjithsesi mos bëni lojën që e përdorni dy tre muaj dhe pastaj e digjni.

Noka: Jo, të jeni të sigurtë.

Lesi: Jorida Tabaku kandidate?

Noka: Unë po ju them, Jorida nuk ka aspiratë për…

Lesi: Je i sigurtë?

Noka: E ka shprehur vetë. S’ka nevojë ta pyesim. Tani po ju them një gjë. Ilir Alimehmeti në garën e brendshme të partisë, do të do ta kalojë besoj dhe do të jetë figura më potenciale për qytetarët e Tiranës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër