100 euro nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash e propagandë

Nga D. V.
124 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 maj, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme njoftoi për pakon e re ‘’Inflacioni 2.0’’. Përmes kësaj pako u njoftua se do të shpërndahen nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas Abdixhikut kjo është blerje votasah, propagandë e fyrje e ofendim.

Më tutje ai thotë se kjo nuk është pako e inflacionit.

Postimi i plotë:

Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet.

Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë.

Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit!

Populli i Kosovës nuk blihet.

E ardhmja e tyre nuk është në shitje.

Kosovës i duhet një kapitull i ri. Një kapitull ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh. Ku mirëqenia nuk shpërndahet si favor elektoral, por ndërtohet si politikë e përhershme shtetërore. Ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha e kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës. I një Republike që zhvillohet e s’pranoj të jetë në fund të Evropës!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër