Uashington, 22 maj, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara “do të dërgojnë edhe 5.000 ushtarë shtesë në Poloni shkroi presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.
“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5.000 ushtarë shtesë në Poloni”, theksoi ai.
Vetëm disa ditë më parë presidenti Trump vendosi të largojë nga Gjermania 5 000 trupa amerikane.
