109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës, Kasami: Së shpejti edhe rikonstruksioni i plotë

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë siguruar 109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës.

Kasami ka thënë se me këto punësime synohet forcimi i kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

“109 vendime pune për Spitalin e Tetovës! Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut”, ka shkruar Kasami.

Ai ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë që kanë marrë vendimet e punës dhe u ka uruar sukses në detyrat e tyre.

Kasami ka paralajmëruar gjithashtu se së shpejti pritet edhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit të Tetovës, duke theksuar se investimi në shëndetësi dhe në njerëz është investim për të ardhmen e qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër