11% për Rusinë, 58% për BE-në e 28% neutral (anketë)

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 Maj, Zhurnal.mk – Një anketë e re thotë se 11% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë në favor të aleancës me Rusinë, 58% me Bashkimin Evropian, e 28% janë neutral.

Sipas anketës të bërë nga Lordashcroftpolls të Londrës në muajin mars, prej 11% që janë për Rusinë, 4% thonë se janë ‘krejtësisht” për Rusinë e 7%”kryesisht”.Tek 58%, 32% janë”kryesisht” për BE e 26% “krejtësisht”.

Në Kosovë 91% janë në favor të BE-së, 4% neutral e 1% për Rusinë, sipas anketës.
Në Shqipëri 92% e të anketuarëve janë në favor të BE-së, 6% neutral e 2% për Rusinë.
Në Serbi, situata është krejt ndryshe. Atje 36% janë në favor të Rusisë, 29% neutral e 28% për BE.
Në Mal të Zi, ku serbët përbëjnë 33% të banorëve, 17% e të anketuarëve janë për Rusinë, 35% neutral e 57% për BE-në.
Në Bosnjë 21% janë për rusinë, 23% neutral, e 52% për BE-në. Në Bosnjë 30% e banorëve janë Serbë./Zhulnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër