Të enjten, MPJ-ja kineze publikoi librin e punës mbi përpjekjet e Japonisë për armët bërthamore, duke e nxitur Japoninë të zbatojë traktatin e moszotërimit të armëve bërthamore (NPT) dhe Tre Parimet Jobërthamore, pra moszotërim, mosprodhim dhe moslejim i armëve bërthamore në territorin japonez.
Ky libër vë në dukje që në vitet e fundit, Japonia është përfshirë vazhdimisht në retorikë dhe veprime negative lidhur me çështjen e zotërimit të armëve bërthamore, dhe zyrtarët japonezë kanë diskutuar përsëri dhe në mënyrë të hapur rishikimin e Tre Parimeve Jobërthamore.
Në këtë dokument theksohet që Japonia ka nxitur rishikimet e Strategjisë së saj të Sigurisë Kombëtare e të dy dokumenteve përkatëse, dhe ka rritur shpenzimet ushtarake për 14 vjet radhazi, duke shfaqur shenja shqetësuese të një ringritjeje të militarizmit të ri.
Libri e këshillon Japoninë që të mësojë nga historia, të ndërpresë plotësisht lidhjet me militarizmin e ri, të respektojë Kushtetutën paqësore e NPT-në dhe të ndalojë aktivitetet e saj të “militarizimit të ri” dhe përpjekjet për të pasur armë bërthamore.
Në këtë libër thuhet gjithashtu që lejimi i forcave të djathta të Japonisë të nxitin zhvillimin e armëve të fuqishme sulmuese dhe madje të zotërojnë armë bërthamore, pa dyshim do të sjellë dëme të reja për komunitetin ndërkombëtar dhe do të ushtrojë ndikime shumë negative mbi paqen, sigurinë e qëndrueshmërinë globale.
