14 vatra zjarri aktive në gjithë vendin

Nga Xh M
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor Zhurnal.mk – Deri në orën 6 të mbrëmjes, 14 zjarre ishin regjistruar në zona të hapura, raportoi Qendra e Menaxhimit të Krizave. Gjithsej 14 zjarre në ajër të hapur janë regjistruar në të gjithë vendin deri në orën 18:00. Nga këto, pesë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe shtatë janë shuar plotësisht.

Zjarret aktive: Komuna e Ilindenit – fshati Mrševci (bar i thatë); Komuna e Bosilovës – fshati Sekirnik (deponi); Komuna e Çashkës – fshati Vojnicë (pyll i degraduar me kërcell të ulët dhe bar i thatë); Komuna e Kavadarit – fshati Shivec (bar i thatë); Komuna e Shtipit – fshati Dolani”.

“Zjarret nën kontroll: Komuna Demir Hisar – deponia e qytetit;Komuna Kratovë – fshati Zheleznicë (deponi)”.

“Zjarret e shuar: Komuna e Manastirit – pranë Varrezave Katolike (bar i thatë); Komuna e Prilepit – fshati Malo Konjari (bar i thatë); Komuna e Prilepit – pranë Shkollës së Mesme “Orde Çopela” (mbeturina); Komuna e Tearcës – fshati Neproshteno (ara); Komuna e Gostivarit – fshati Banjica (bar i thatë); Komuna e Gostivarit – komuna Javor, vendbanimi Pitarnicë (bar i thatë); Komuna e Gostivarit – vendbanimi Maleadri (bar i thatë)”, thonë nga QMK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër