Ambasadorja Agneza Rusi Popovska thirret në MPJ pas incidentit në Shkup

Nga Xh M
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sofje, 16 qershor Zhurnal.mk – E ngarkuara me punë e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Rusi Popovska, është thirrur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, pas incidentit në të cilin u dogjën dy automjete që përdoreshin nga Ambasada e Bullgarisë në Shkup.

Gjatë takimit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Hristo Polendakov, e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar atë si një akt demonstrativ agresioni dhe një rast të paprecedentë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas tij, djegia e automjeteve ka rrezikuar jo vetëm sigurinë e stafit diplomatik bullgar, por edhe jetën e qytetarëve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes në Shkup.

“Bullgaria e vlerëson reagimin e shpejtë të institucioneve maqedonase dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Megjithatë, presim një hetim të plotë, efikas dhe transparent, si dhe një epilog të qartë ligjor që do të dëshmojë se veprime të tilla janë të papranueshme”, theksoi Polendakov.

Nga Sofja u bë e ditur se autoritetet bullgare do të vazhdojnë ta ndjekin nga afër zhvillimin e rastit, duke kërkuar zbardhjen e plotë të motivit dhe përgjegjësinë e autorëve. Incidenti vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes mbeten të ndjeshme për shkak të një sërë çështjesh të hapura politike dhe historike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër