Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) Shkup, dje paradite, një institucion publik për kujdesin e fëmijëve në rajonin e Qendrës në Shkup, ka raportuar se natën e kaluar, rreth orës 23:00, një i mbrojtur pesëmbëdhjetëvjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të mbrojturi tjetër katërmbëdhjetëvjeçar.
Pasi kjo është vënë re nga një punonjëse, sulmuesi është larguar nga shtëpia. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
