161 shkelje nga drejtuesit e biçikletave dhe trotinetëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 tetor Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar 161 shkelje gjatë kontrolleve të përforcuara të zhvilluara në mbarë vendin ndaj drejtuesve të biçikletave, motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve elektrikë.

Numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir – 44. Pasojnë Njësia Mobile për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor me 28 shkelje, si dhe sektorët në Veles dhe Strumicë, me nga 22 secili. Për shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masa përkatëse.

Sipas raportimeve, gjatë aksionit janë paraqitur edhe tetë kallëzime penale, ndërsa janë evidentuar 493 shkelje të tjera. Ministria njofton se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e rregullave rrugore.

artikuj të ndërlidhura