17-vjeçarja nga Gostivari denoncon dhunë dhe kërcënime, arrestohen partneri, nëna dhe motra e saj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 tetor, Zhurnal.mk – Një 17-vjeçare nga rajoni i Gostivarit ka denoncuar në polici se për një periudhë të gjatë dyshohet se është përballur me kërcënime, dhunë fizike dhe keqtrajtim psikologjik nga partneri i saj jashtëmartesor dhe dy anëtare të familjes së tij.

Rasti është denoncuar më 6 tetor në Stacionin Policor të Rostushës, në prani të njërit prej prindërve të vajzës.

Sipas denoncimit, të dyshuar janë partneri i saj 23-vjeçar, nëna e tij 53-vjeçare dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i Gostivarit. Të tre janë privuar nga liria po atë ditë.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pas përfundimit të procedurës pritet të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër