19-vjeçari nga Shkupi kapet në Bullgari me 98.500 euro të falsifikuara

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Sofje, 24 tetor Zhurnal.mk – Një 19-vjeçar nga Shkupi është në paraburgim në Bullgari, pasi në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” iu gjetën 685 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 dhe 200 eurosh, me vlerë nominale prej 98.500 eurosh.

Sipas mediave bullgare, paratë ishin fshehur në astarin e një xhakete. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimeve për kryerjen e një vepre penale dhe rrezikut të arratisjes.

I dyshuari ka pretenduar se nuk e dinte që kartëmonedhat ishin të falsifikuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër