Ngjarje e rëndë në Shkup, i mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Një rast shqetësues është raportuar në Shkup, ku një i mitur nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i mituri paraprakisht ishte larguar nga institucioni, ndërsa rasti është denoncuar në polici.

“Mbrëmë, në orën 14:10, në SPB Shkup, nga një institucion publik për përkujdesjen e fëmijëve është raportuar se një i mitur, i cili paraprakisht ishte larguar nga institucioni, sipas denoncimit, në një banesë kishte kryer marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

artikuj të ndërlidhura