24 vjeçarja nga Tetova e tepron me alkool, pastaj mundohet të drejton makinën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – 1.65 promil alkool në gjak, arrestohet 24-vjeçarja në Tetovë. Një 24-vjeçare nga Tetova është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

D.T. është ndaluar në rrugën „Iliria“ nga policia e trafikut rrugor.

Gjatë kontrollit, tek ajo janë matur 1.65 promil alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të dorëzohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për „ngasje të pakujdesshme të automjetit“.

artikuj të ndërlidhura