Arrestohet 61-vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht nënën e tij 81-vjeçare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Një 61-vjeçar nga Prilepi është privuar nga liria nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 81-vjeçare në shtëpinë familjare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 24 nëntor 2026, në orën 23:10, zyrtarë policorë të SPB-së Prilep kanë arrestuar Z.S. nga Prilepi.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura