25 vite nga 11 Shtatori, Berisha: Terrorizmi është armik i njerëzve dhe popujve të lirë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, Sali Berisha kujtoi sot rreth 3 mijë viktimat e sulmit ndaj Kullave Binjake në New York dhe Pentagonit në Washington.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Al Qaedan si organizatoren e sulmit më të madh terrorist në historinë e SHBA-së, duke theksuar reagimin amerikan dhe të aleatëve të saj kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Kreu i PD-së nënvizon edhe rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, duke deklaruar se vendi do të vijojë të japë kontributin e tij në këtë përpjekje.

“Viktimat e 11 Shtatorit bëjnë apel që të mos harrohet kurrë se terrorizmi islamist dhe i çdo ngjyre është armik i egër i njerëzve dhe popujve të lirë”, shprehet Berisha.

Në mesazhin e tij, Berisha përcjell një apel për ruajtjen e kujtesës së viktimave dhe për qëndrim të vendosur të shoqërive demokratike përballë terrorizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër