Aeroporti i Ohrit këtë vit pritet të arrijë deri në 400 mijë udhëtarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ohër, 15 nëntor Zhurnal.mk – Aeroporti i Ohrit këtë vit do të arrijë ndërmjet 370.000 dhe 400.000 udhëtarë përkundër 130.000 udhëtarëve të paraparë deri në vitin 2030, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, në dy aeroportet, atë të Shkupit dhe të Ohrit, këtë vit jemi afër 4.000.000 udhëtarë, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me 2.400.000 udhëtarët në vitin 2024.

“Politikat e qarta të drejtuara drejt mbështetjes nga kjo Qeveri dhe lidhjet e reja që kemi hapur kanë kontribuar në rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve, ndërsa kështu po përmirësojmë edhe ekonominë lokale”, deklaron Nikolloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër