28-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Kroaci

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 13 shtator Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur një furgon ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari shqiptar Amarildo Tafaj, i cili ishte personi i vetëm në automjet, raporton JOQ Albania.

Tafaj ishte nga Durrësi dhe, sipas familjarëve dhe personave që e njihnin, ishte rritur vetëm nga nëna e tij. Ai përshkruhet si një djalë i përkushtuar ndaj familjes, i cili kishte kaluar një jetë me sakrifica dhe punë, duke qenë gjithmonë pranë nënës së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër